Zemra e Vjosës

Një udhëtim i jashtëzakonshëm mes degëve të Vjosës së Egër, lumit të fundit në Europë, i mbetur ende i tillë, atje ku një grup shkencëtarësh austriakë të ujërave, eksplorojnë, për herë të parë, Luginën e Lumit të Vlorës, përgjatë së cilës rrjedh Shushica. Më tej, Bënça, Çarshova e Langarica, degët që së bashku me shtratin kryesor të Vjosës, po rrezikohen seriozisht prej hidrocentraleve.

Një itinerar i pazakontë ku ndërthuren magjia e natyrës, shkenca dhe trashëgimia etnokulturore në të njëjtën kohë. Dokumentari përmbledh përpjekjet e aktivistëve dhe të shkencëtarëve për mbrojtjen e burimeve nga projektet e shfrytëzimit agresiv në favor të koorporatave financiare në dëm të natyrës dhe të komuniteteve që jetojnë pranë këtyre burimeve.

Sot, në kushtet e transformimi marramendës të teknologjisë, kur habitatet e egra po degradojnë, nën peshën e kontratave koncesionare, ujërat e ëmbla të Vjosës rrjedhin ende të lira, por për sa kohë do të qëndrojnë të tilla?

Ky dokumentar është një produkt i gazetarëve Artan Rama, Mikaela Mahilaj dhe Eleana Ziako, zbatues të projekteve të financuara në kuadër të programit Investigative Network Albania (INA), një iniciativë e përbashkët e @ACQJ.al, @albanianmediainstitute dhe @Qendrafol.al, mbështetur nga @usembassytirana, e cila ka për qëllim rritjen e kapaciteteve të gazetarisë hulumtuese në nivel lokal dhe kombëtar. Për më shumë informacion mbi asistencën financiare në kuadër të kësaj iniciative vizitoni faqen www.ina.media