Në Prangat e SPAK

Miliona euro dëmë në buxhetin e shtetit përllogariten në 20 vjet, si pasojë e korrupsionit. Po në kaq kohë, nuk kemi parë asnjë zyrtar të lartë të këtij shteti të japë llogari para drejtësisë për vendimet e gabuara apo të ndikuara që ai ka marrë gjatë kohës që ka ushtruar detyrën publike.

Të gjithë fajësojnë sistemin e drejtësisë, i cili ishtë kthyer thuajse në garanci për politikën, e cila në asnjë rast nuk është prekur edhe pse skandalet korruptive në këto 20 vite nuk kanë munguar. Drejtësia e re dhe SPAK shihet si mundësia e vetme për ti dhënë fund kulturës së  pandëshkueshmerisë. Drejtuesi i prokurorisë së posaçme Arben Kraja, në një intervistë për Vetting, thotë se pranë SPAK-ut janë regjistruar gjithesej 71 procedime që lidhen me shkeljen e barazisë në tendera.

Prej tyre, gjatë vitit 2019, u regjistruar 8 procedime, për vitin  2020 SPAK ka regjistruar 41 procedime per shkelje te barazise ne tëndera, ndersa per vitin 2021 jane regjistruar 23 te tilla. Puna  deritanishme e SPAK është shoqeruar me skepticizëm por rezultatet e hetimeve pritet të shihen muajt e ardhshëm. Në këtë dokumentar do të gjeni shifrat e korrupsionit në 20 vite të ndarë sipas secilës qeveri, bazuar tek dëmi ekonomik sipas raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ky dokumentar është një produkt i abcnews.al, zbatues i projekteve të financuara në kuadër të programit Investigative Network Albania (INA), një iniciativë e përbashkët e Qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësore, Institutit Shqiptar të Medias dhe Qendrës FOL, mbështetur nga Ambasada e Sheteve të Bashkuara në Tiranë, e cila ka për qëllim rritjen e kapaciteteve të gazetarisë hulumtuese në nivel lokal dhe kombëtar.