Korrupsion me uniforma

  • Shqip
  • English
  • Tenderi abuziv me 28 miliard lekë, për blerjen e unifromave të policisë së shtetit, është ndër rastet më flagrante të abuzimit të zyrtarëve të lartë me paratë publike. Nëntë zyrtar të nivelit mesatar në Ministrinë e Brendshme janë dënuar me maksimumi një vit burg, për abuzimin me këtë tender, ndërkohë që nuk ka pas hekurave asnjë zyrtarë të nivelit të lartë të kësaj ministrie. Emisioni “Vetting” ka hulumtuar procedurat përmes të cilave u finalizua tenderi korruptiv si dhe përgjegjësitë që duhet të kishin marrë përsipër zyrtarë të nivelit të lartë pasi është fjala për një tender me shuma të konsiderueshme nga paratë publike.  Ministri i kohës, Sandër Lleshaj, sekretari i përgjithshëm i kohës Plarent Ndreca si dhe ish-drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu, nuk morën përsipër asnjë përgjegjësi duke u justifikuar se nuk kishin dijeni për këtë tender. Por, pretendimet e tyre rrëzohen nga pasuesit e tyre në këtë detyrë, pasi sekretarja e përgjithshme e ministrisë, konfirmoi zyrtarisht se ministri dhe sekretari i përgjithshëm e kishin ndjekur procedurë  në vijimësi. Padyshim edhe drejtori i policisë së shtetit, Ardi Veliu.

    Ndërkohë, ligji e detyron sekretarin e përgjithshem të monitorojë çdo proces që lidhet me menaxhimin e parave publike në ministri. Sidoqoftë, ata nuk morën asnjë përgjegjësi ndërkohë që tenderi për unifromat vazhdon të funsksionojë. Edhe pse tenderi është konsideruar korruptiv, “Vetting” ka konstatuar dhe vërtetuar me dokumente të ministrisë së ekonomisë, se kompania e përzgjedhur në mënyrë abuzive, vazhdon të paguhet për unifromat e policisë.

    Ky dokumentar është një produkt i abcnews.al, zbatues i projekteve të financuara në kuadër të programit Investigative Network Albania (INA), një iniciativë e përbashkët e @ACQJ.al, @albanianmediainstitute dhe @Qendrafol.al, mbështetur nga @usembassytirana, e cila ka për qëllim rritjen e kapaciteteve të gazetarisë hulumtuese në nivel lokal dhe kombëtar. Për më shumë informacion mbi asistencën financiare në kuadër të kësaj iniciative vizitoni faqen www.ina.media