INCENERATORËT, PIRAMIDA E PËRMBYSUR

  • Shqip
  • English
  • Përmbysja e piramidës së prioriteteve të Bashkimit Evropian për trajtimin e mbetjeve, është e para shkelje në procesin e ndërtimit të inceneratorëve në Shqipëri. Bazuar mbi direktivat e BE-së, parimet bazë të menaxhimit të mbetjeve, janë sanksionuar në ligjin shqiptar nr. 10463, datë 22.09.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.  Sipas ligjit në fjalë, parimi kryesor për menaxhimin e mbetjeve është hierarkia e mbetjeve sipas së cilës renditen me rradhë: Parandalimi, ripërdorimi, riciklimi, rikuperimi dhe depozitimi dhe në fund asgjësimi. Qeveria shqiptare zgjodhi pikërisht pikën e fundit në piramidë, duke shkelur direktivat e BE-së. Më pas vjen edhe historia e akuzave për shkelje të kryera në kontratat konçesionare, për të cilat SPAK nisi hetimet më shumë se një vit më pare.

    SPAK ka çuar deri tani pas hekurave ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ish-sekretarin e përgjithshëm të ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako dhe disa anëtar të komisioneve të prokurimit dhe menaxher të kompanisë koncesionare. Gjithashtu janë shpallur në kërkim pronarët e kompanisë Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. Hetimet vazhdojnë.

    Veç këtyre shkeljeve, Vettting dhe Ina media kanë hulumtuar rreth pikëpyetjeve që lidhen me teknologjinë e përdorur për ndërtimin e impjanteve të djegjes; Kostot reale të tyre; Kostot e përmirësimit të detyrueshëm të pajisjeve të kontrollit të ndotjes; Problematika e kapaciteteve të pamjaftueshme të mbetjeve për tre inceneratorë; Përvoja që na vjen nga inceneratorët në vënde të zhvilluara si SHBA, Suedi, Danimarkë, Britani e Madhe, Gjermani, Holandë etj. Raporti i bankës Botërore flet për problematika të rëndësishme në vëndet e zhvilluara. A rrezikohet që tre inceneratorët të falimentojnë për shkak të kostove, siç ndodhi me inceneratorin e Detroit në SHBA.

    Ky dokumentar është një produkt i abcnews.al, zbatues i projekteve të financuara në kuadër të programit Investigative Network Albania (INA), një iniciativë e përbashkët e @ACQJ.al, @albanianmediainstitute dhe @Qendrafol.al, mbështetur nga @usembassytirana, e cila ka për qëllim rritjen e kapaciteteve të gazetarisë hulumtuese në nivel lokal dhe kombëtar. Për më shumë informacion mbi asistencën financiare në kuadër të kësaj iniciative vizitoni faqen www.ina.media


    Ky shkrim është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Mardhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë te autor-it/ve dhe nuk përfaqesojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit. / This article is part of a project that is financially supported by the Public Relations Office of the US Embassy in Tirana. The opinions, findings, conclusions, and recommendations expressed are those of the author(s) and do not necessarily represent those of the Department of State.