GRUP GAZETARËSH

THIRRJE PËR SHKRIM HULUMTUES GRUP GAZETARËSH

Demokracia dhe gazetaria cilësore janë nën presion të vazhdueshëm. Nga njëra anë, gjithnjë e më shumë linjat editoriale të redaksive po mjegullohen për shkak të interesave financiare të drejtuesve të mediave, dhe çensura dhe autoçensura kanë limituar zërin e gazetarëve. Nga ana tjetër, informacioni i besueshëm lokal – i nevojshëm për të marrë vendime cilësore dhe të informuara – nuk është i disponueshëm, sepse institucionet ose nuk janë të gatshëm të sigurojnë informacion publik dhe janë jo bashkëpunues.

FINANCIMI

Ky projekt financohet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, përmes një bashkëpunimi të Qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësore, Institutit Shqiptar të Medias dhe Qendrës FOL.

Përmes kësaj thirrje për propozime, Partnerët synojnë të rrisin kapacitetet profesionale të gazetarëve lokalë dhe rajonalë për të prodhuar rezultate cilësore në gazetari dhe media në fushën e gazetarisë hulumtuese.

Aplikimi është i hapur për të gjithë gazetarët profesionistë në Shqipëri dhe rajon, të cilët janë të punësuar pranë një media apo në profesion të lirë, si dhe çdo pale të interesuar në gazetarinë hulumtuese. Të paktën një nga gazetarët e grupit të punës duhet të jetë rezident në Shqipëri (aplikanti kryesor).

Përmes këtij loti, skema parashikon mbështetje për artikuj në shumën prej 4,800.00 USD (bruto), e cila do t’u paguhet gazetarëve 50% si financim fillestar, dhe 50% në momentin e dorëzimit të artikullit dhe miratimit përfundimtar nga Oficeri i Përputhshmërisë, për botim në platformë.

TEMAT E PRANUESHME PËR THIRRJEN

Kjo thirrje për interes pranon propozime për raportime hulumtuese për temat me interes publik në lidhje me situatën aktuale në Shqipëri (por jo të kufizuara) në:

  • Sundimin e ligjit me fokus të veçantë në reformën në drejtësi;
  • Luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;
  • Organizatat kriminale, krimin e organizuar dhe efektin e tij në shoqërinë e gjerë;
  • Administratën publike dhe menaxhimi i financave publike;
  • Të drejtat e njeriut;
  • Bujqësinë dhe siguria ushqimore;
  • Degradimin / mbrojtja e mjedisit;
  • Konkurrencën;
  • Kujdesin shëndetësor;
  • Përfshirjen sociale;
  • Edukimin;
  • Raste korrupsioni ose abuzimi me postin publik në administratën qendrore dhe vendore;
  • Favorizim, nepotizëm ose mungesë transparence në marrëdhënie të ndryshme kontraktuale;
  • Kontratat me negocim ose tenderat me vetëm një konkurrent efektiv;
  • Ekzekutim i punëve publike para bërjes së tenderit dhe zhvillimi i proceseve tenderuse në formë fiktive;
  • Keqmenaxhim i burimeve natyrore ose pronave publike;
  • Keqmenaxhim i burimeve dhe aseteve financiare publike;
  • Ndryshime jo transparente/pa procedurë në administratën lokale dhe qendrore;
  •  

UDHËZIME PËR APLIKIM

KJO THIRRJE PËR PROPOZIME ËSHTË E REZERVUAR PËR SHKRIME HULUMTUESE TË PËRPILUARA NGA NJË GRUP I PËRBËRË PREJ MË SHUMË SE 3 GAZETARË, ME TEMATIKË ZBATIMI TË NJË NATYRE NDËRKUFITARE NË RAJONIN E BALLKANIT, APO MË GJERË.

 

Shënim: Edhe pse temat që do të paraqiten si propozime mund të përfshijnë një numër vendesh fqinje të rajonit, apo më gjerë, grupi i punës duhet të vërtetojë një lidhje të fortë të temës së artikullit të propozuar me Shqipërinë.

 

Shkarkoni formatin e mëposhtëm të propozimit, së bashku me formatin e buxhetit të thjeshtuar, dhe paraqiteni atë pranë adresës [email protected], me titull email (Emer+Mbiemer [gazetari kryesor]_Titull Propozimi_GG)

 

Formulari i Aplikimit GG

Formulari I Buxhetit

Aplikimet mund të dorëzohen në çdo kohë pas botimit të kësaj thirrje për propozime. Çdo fund muaji, Bordi Editorial do të mblidhet dhe do të shqyrtojë propozimet e paraqitura para datës 18 të muajit. Propozimet e paraqitura pas kësaj date do të shqyrtohen në Takimin Pasardhës të Bordit.

Pas miratimit të temës nga ana e Bordit Editorial të INA, gazetarwt do të asistohen nga stafi i INA për ngritjen e videove shoqëruese të artikullit, duke u vënë në dispozicion një skenar TIP dhe ndihmë në prodhimin dhe publikimin e tyre.

Ju lutemi, ti kushtoni vëmendje të veçantë (kushtet e dorëzimit të produktit) Udhëzuesit Editorial dhe Vizual të Platformës, të cilat do të jenë të detyrueshme për të gjitha propozimet e pranuara, të gjendshme më poshtme:

Udhëzuesi Editorial

Udhëzuesi Vizual