INVESTIGATIVE NETWORK ALBANIA – THIRRJE PËR APLIKIME
Investigative Network Albania, projekti që ka për synim të mbrojë demokracinë përmes forcimit të rolit mbikëqyrës të gazetarëve në promovimin e parimit demokratik të lirisë së shtypit dhe forcimin e rolit të këtij të fundit si avokat për një transparencë dhe llogaridhënie më të lartë të qeverisë shpall:
THIRRJE PER APLIKIME PËR ORGAZNIZATA JO – FITIMPRURËSE
Thirrja qëndron e hapur nga data 15 NËNTOR 2022 deri në datën 16 DHJETOR 2022 (ora 23:59)
Demokracia dhe gazetaria cilësore janë nën presion të vazhdueshëm. Nga njëra anë, gjithnjë e më shumë linjat editoriale të redaksive po mjegullohen për shkak të interesave financiare të drejtuesve të mediave, dhe censura dhe autocensura kanë limituar zërin e gazetarëve. Nga ana tjetër, informacioni i besueshëm lokal – i nevojshëm për të marrë vendime cilësore dhe të informuara – nuk është i disponueshëm, sepse institucionet ose nuk janë të gatshëm të sigurojnë informacion publik dhe janë jo bashkëpunues.
QËLLIMI I PROJEKTIT
Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të mbrojë demokracinë përmes forcimit të rolit mbikëqyrës të gazetarëve në promovimin e parimit demokratik të lirisë së shtypit dhe forcimin e rolit të këtij të fundit si avokat për një transparencë dhe llogaridhënie më të lartë të qeverisë.
FINANCIMI DHE ZBATIMI
Ky projekt financohet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, përmes programit Investigative Network Albania: Supporting Albanian Investigative Journalism, zbatuar në bashkëpunim nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore, Instituti Shqiptar i Medias dhe Qendra FOL.
Përmes kësaj thirrje, skema parashikon mbështetje për investigime të strukturuara në shumën prej $10,000.00 (dhjetë mijë).
Afati i zbatimit maksimal i zbatimit të projekteve është 10 muaj.
KRITERET E PRANUESHMËRISË
Në këtë thirrje mund të aplikojnë të gjithë organizatat JO-Fitimprurëse të cilat plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- të jetë person juridik;
- të jetë një Organizatë e Jo-Fitimprurëse e regjistruar në Republikën e Shqipërisë me në fokus të drejtën e informimit dhe rritjen e kapaciteteve mediatike (në rastin e aplikimit të një OJF-je tjetër përveç në fushën e medias, duhet të bëhet një argument i fortë mbi lidhjen e aktiviteteve me objektivin e përgjithshëm të OJF-së);
- të ketë selinë në Republikën e Shqipërisë;
- të jetë drejtpërdrejt përgjegjëse për përgatitjen dhe menaxhimin e projektit me bashkë-aplikantin (et) dhe subjektin (et) e lidhur, duke mos vepruar si ndërmjetës;
Bashkëaplikanti (ët)
Bashkë-aplikantët marrin pjesë në hartimin dhe zbatimin e veprimit, dhe kostot që ata pësojnë janë të pranueshme në të njëjtën mënyrë si ato të bëra nga aplikanti kryesor.
Bashkë-aplikantët duhet të përmbushin kriteret administrative të pranueshmërisë siç zbatohen për vetë aplikantin kryesor (në rastin e bashkëaplikimit të një OJF-je me veprimtari jashtë fushës së medias, duhet të bëhet një argument i fortë mbi lidhjen e aktiviteteve me objektivin e përgjithshëm të OJF-së);
Nëse miratohet kontrata e grantit, bashkë-aplikanti (ët) nëse ka, do të bëhet përfituesi (ë) në veprim (së bashku me aplikantin kryesor).
PRODUKTET E PRANUESHME
Përmes kësaj thirrje për propozime, partneriteti synon të rrisë kapacitetet profesionale të gazetarëve lokalë dhe rajonalë për të prodhuar rezultate cilësore të gazetarisë dhe medias në fushën e gazetarisë hulumtuese, përmes një skeme financuese në të cilën, gazetarë individualë, grupe gazetarësh, Organizata Jo-Fitimprurëse dhe Mediave do t’u jepen mundësi financiare për të hartuar, ndërtuar dhe publikuar produkte në kategoritë e mëposhtme:
- Printime, radio, TV dhe prodhime në internet që përfshijnë seri artikujsh hulumtues, histori artistike/aktuale, të botuara dhe / ose të transmetuara;
- Prodhime të reja multimediale duke përfshirë qasje inovative dixhitale, të botuara dhe / ose të transmetuara;
- Dokumentarë të destinuara kryesisht për transmetim audio-vizual në rrjet apo television.
TEMAT E PRANUESHME PËR THIRRJEN PËR ORGANIZATA JO-FITIMPRURËSE
Thirrja pranon propozime për raportime hulumtuese për temat me interes publik në lidhje me situatën aktuale në Shqipëri (por jo të kufizuara) në:
– Sundimin e ligjit me fokus të veçantë në reformën në drejtësi;
– Luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;
– Organizatat kriminale, krimin e organizuar dhe efektin e tij në shoqërinë e gjerë;
– Administratën publike dhe menaxhimi i financave publike;
– Të drejtat e njeriut;
– Bujqësinë dhe siguria ushqimore;
– Degradimin / mbrojtja e mjedisit;
– Konkurrencën;
– Kujdesin shëndetësor;
– Përfshirjen sociale;
– Edukimin;
– Raste korrupsioni ose abuzimi me postin publik në administratën qendrore dhe vendore;
– Favorizim, nepotizëm ose mungesë transparence në marrëdhënie të ndryshme kontraktuale;
– Kontratat me negocim ose tenderat me vetëm një konkurrent efektiv;
– Ekzekutim i punëve publike para bërjes së tenderit dhe zhvillimi i proceseve tenderuse në formë
fiktive;
– Keqmenaxhim i burimeve natyrore ose pronave publike;
– Keqmenaxhim i burimeve dhe aseteve financiare publike;
– Mitmarrje/mitdhënie;
– Ndryshime jo transparente/pa procedurë në administratën lokale ose në emërime;
– Etj.
PROCESI I APLIKIMIT
Aplikimet duhet të dorëzohen përmes adresës së posaçme të postës elektronike për këtë thirrje: [email protected], brenda datës 16 Dhjetor 2022.
Pas dorëzimit të aplikimit, aplikanti do të marrë një konfirmim të marrjes përmes postës elektronike.
Që një aplikim të konsiderohet i plotë, ai duhet të përmbajë dokumentat e mëposhtëm:
- Formulari i Projekt Propozimit
- Kalendari i Aktiviteteve
- Projekt Buxheti
- Korniza Logjike
- Deklarata e Titullarit
- Dokumentat Shoqëruese
Shënim: Konsultoni këtë listë udhëzuese me dokumentat e nevojshëm shoqërues për bashkëlidhje propozimit të plotë, dhe plotësoni checklist-ën e vënë në dispozicion bashkëlidhur formularit të aplikimit.
AFATET E DORËZIMIT DHE SHQYRTIMIT TË APLIKIMIT
DATË | ORË | |
1. Afati i fundit për të kërkuar sqarime mbi procedurën e aplikimit | 9 Dhjetor 2022 | 17:00 |
2. Data e fundit në të cilën lëshohen sqarimet nga Investigative Network Albania | 13 Dhjetor 2022 | 17:00 |
3. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve | 16 Dhjetor 2022 | 23:59 |
4. Vlerësimi fillestar i aplikimit dhe kontaktim i aplikantëve për sqarime të mëtejshme | 20 – 28 Dhjetor 2022 | N/A |
5. Vlerësimi përfundimtar i propozimeve nga Bordi Editorial | 05 – 20 Janar 2023 | N/A |
6. Komunikimi i vendimit | Deri më 27 Janar 2023 | N/A |
7. Lidhja e Kontratës | 01 Shkurt 2023 | N/A |
PËRPARA SE TË APLIKONI LEXONI UDHËZUESIN E THIRRJES DUKE KLIKUAR KËTU
Për thirrjet individuale për gazetarë mund të lexoni në https://ina.media/?page_id=6458