INVESTIGATIVE NETWORK ALBANIA – THIRRJE PËR APLIKIME
Investigative Network Albania, projekti që ka për synim të mbrojë demokracinë përmes forcimit të rolit mbikëqyrës të gazetarëve në promovimin e parimit demokratik të lirisë së shtypit dhe forcimin e rolit të këtij të fundit si avokat për një transparencë dhe llogaridhënie më të lartë të qeverisë, shpall:
THIRRJE PËR APLIKIME PËR RRJETE TELEVIZIVE
Thirrja qëndron e hapur nga data 10 MARS 2023 deri në datën 10 PRILL 2023 (ora 23:59)
Demokracia dhe gazetaria cilësore janë nën presion të vazhdueshëm. Nga njëra anë, gjithnjë e më shumë linjat editoriale të redaksive po mjegullohen për shkak të interesave financiare të drejtuesve të mediave, dhe çensura dhe autoçensura kanë limituar zërin e gazetarëve. Nga ana tjetër, informacioni i besueshëm lokal – i nevojshëm për të marrë vendime cilësore dhe të informuara – nuk është i disponueshëm, sepse institucionet ose nuk janë të gatshëm të sigurojnë informacion publik dhe janë jo bashkëpunues.
QËLLIMI I PROJEKTIT
Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të mbrojë demokracinë përmes forcimit të rolit mbikëqyrës të gazetarëve në promovimin e parimit demokratik të lirisë së shtypit dhe forcimin e rolit të këtij të fundit si avokat për një transparencë dhe llogaridhënie më të lartë të qeverisë.
FINANCIMI DHE ZBATIMI
Ky projekt financohet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, përmes programit Investigative Network Albania: Supporting Albanian investigative journalism, zbatuar në bashëpunim nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore, Instituti Shqiptar i Medias dhe Qendra FOL.
Përmes kësaj thirrje, skema parashikon mbështetje për investigime të strukturuara televizive në shumën prej $20,000.00 (njëzet mijë).
*Për efekt të kësaj thirrje, Rrjetet Televizive kanë një detyrim për bashkëfinancim në vlerën 20% të buxhetit të projektit/programit.
Afati i zbatimit maksimal i zbatimit të projekteve është 9 muaj.
KRITERET E PRANUESHMËRISË
Në këtë thirrje mund të aplikojnë të gjithë organizatat Mediatike (Rrjete Televizive/Televizione) të cilat plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- të jetë person juridik;
- të jetë një media publike ose private transmetim elektronik analog televiziv dhe/ose në internet;
- të jetë regjistruar në Republikën e Shqipërisë;
- të ketë selinë në Republikën e Shqipërisë;
- të ketë autorizimin/liçencimin e duhur nga autoritetet publike mbikqyrëse të transmetimeve audio-vizuale;
- të jetë drejtpërdrejt përgjegjëse për përgatitjen dhe menaxhimin e projektit me bashkë-aplikantin (et) dhe subjektin (et) e lidhur, duke mos vepruar si ndërmjetës.
Bashkëaplikanti (ët)
Bashkë-aplikantët marrin pjesë në hartimin dhe zbatimin e veprimit, dhe kostot që ata pësojnë janë të pranueshme në të njëjtën mënyrë si ato të bëra nga aplikanti kryesor.
Bashkë-aplikantët duhet të përmbushin kriteret e pranueshmërisë siç zbatohen për vetë aplikantin kryesor (OJF-të duhet të jenë persona juridik me status aktiv pranë Drejtorisë së Përgjithshme të tatimeve).
Nëse miratohet kontrata e grantit, bashkë-aplikanti (ët) nëse ka, do të bëhet përfituesi (ë) në veprim (së bashku me aplikantin kryesor).
PRODUKTET E PRANUESHME
Përmes kësaj thirrje për propozime, partneriteti synon të rrisë kapacitetet profesionale të gazetarëve lokalë dhe rajonalë për të prodhuar rezultate cilësore të gazetarisë dhe medias në fushën e gazetarisë hulumtuese, përmes një skeme financuese në të cilën, gazetarë individualë, grupe gazetarësh, Organizata Jo-Fitimprurëse dhe Mediave Televizive do t’u jepen mundësi financiare për të hartuar, ndërtuar dhe publikuar produkte në kategoritë e mëposhtme:
- Printime, radio, TV dhe prodhime në internet që përfshijnë seri artikujsh hulumtues, histori artistike/aktuale, të botuara dhe / ose të transmetuara;
- Prodhime të reja multimediale duke përfshirë qasje inovative dixhitale, të botuara dhe / ose të transmetuara;
- Dokumentarë të destinuara kryesisht për transmetim audio-vizual në rrjet apo television.
Pë rrjetet televizive, produktet e suportuara janë:
Cikël investigime televizive tematike; Prodhime të reja multimediale duke përfshirë qasje inovative dixhitale; Dokumentarë të destinuara kryesisht për transmetim audio-vizual në rrjet apo television dhe çdo product tjetër televiziv inovativ I përzgjedhur nga aplikantët.
TEMAT E PRANUESHME PËR THIRRJEN PËR ORGANIZATA TË SHOQËRISË CIVILE
Thirrja pranon propozime për raportime hulumtuese për temat me interes publik në lidhje me situatën aktuale në Shqipëri (por jo të kufizuara) në:
– Sundimin e ligjit me fokus të veçantë në reformën në drejtësi;
– Luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;
– Organizatat kriminale, krimin e organizuar dhe efektin e tij në shoqërinë e gjerë;
– Administratën publike dhe menaxhimi i financave publike;
– Të drejtat e njeriut;
– Bujqësinë dhe siguria ushqimore;
– Degradimin / mbrojtja e mjedisit;
– Konkurrencën;
– Kujdesin shëndetësor;
– Përfshirjen sociale;
– Edukimin;
– Raste korrupsioni ose abuzimi me postin publik në administratën qendrore dhe vendore;
– Favorizim, nepotizëm ose mungesë transparence në marrëdhënie të ndryshme kontraktuale;
– Kontratat me negocim ose tenderat me vetëm një konkurrent efektiv;
– Ekzekutim i punëve publike para bërjes së tenderit dhe zhvillimi i proceseve tenderuse në formë
fiktive;
– Keqmenaxhim i burimeve natyrore ose pronave publike;
– Keqmenaxhim i burimeve dhe aseteve financiare publike;
– Mitmarrje/mitdhënie;
– Ndryshime jo transparente/pa procedurë në administratën lokale ose në emërime;
– Etj.
PROCESI I APLIKIMIT
Aplikimet duhet të dorëzohen përmes adresës së posaçme të postës elektronike për këtë thirrje: [email protected], brenda datës 10 Prill 2023.
Pas dorëzimit të aplikimit, aplikanti do të marrë një konfirmim të marrjes përmes postës elektronike.
Që një aplikim të konsiderohet i plotë, ai duhet të përmbajë dokumentat e mëposhtëm:
- Formulari i Projekt Propozimit
- Kalendari i Aktiviteteve
- Projekt Buxheti
- Korniza Logjike
- Deklarata e Titullarit
- Dokumentat Shoqëruese
Shënim: Konsultoni këtë listë udhëzuese me dokumentat e nevojshëm shoqërues për bashkëlidhje propozimit të plotë, dhe plotësoni checklist-ën e vënë në dispozicion bashkëlidhur formularit të aplikimit.
AFATET E DORËZIMIT DHE SHQYRTIMIT TË APLIKIMIT
| DATË | ORË |
1. Afati i fundit për të kërkuar sqarime mbi procedurën e aplikimit | 1 Prill 2023 | 17:00 |
2. Data e fundit në të cilën lëshohen sqarimet nga Investigative Network Albania | 5 Prill 2023 | 17:00 |
3. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve | 10 Prill 2023 | 23:59 |
4. Vlerësimi fillestar i aplikimit dhe kontaktim i aplikantëve për sqarime të mëtejshme | 10 – 15 Prill 2023 | N/A |
5. Vlerësimi përfundimtar i propozimeve nga Bordi Editorial | 16 – 20 Prill 2023 | N/A |
6. Komunikimi i vendimit | Deri më 23 Prill 2023 | N/A |
7. Lidhja e Kontratës | 02 Maj 2023 | N/A |
PËRPARA SE TË APLIKONI LEXONI UDHËZUESIN E THIRRJES DUKE KLIKUAR KËTU
Për thirrjet individuale për gazetarë mund të lexoni në https://ina.media/?page_id=6458