INVESTIGATIVE NETWORK ALBANIA – THIRRJE PËR PROPOZIME
Investigative Network Albania, projekti që ka për synim të mbrojë demokracinë përmes forcimit të rolit mbikëqyrës të gazetarëve në promovimin e parimit demokratik të lirisë së shtypit dhe forcimin e rolit të këtij të fundit si avokat për një transparencë dhe llogaridhënie më të lartë të qeverisë shpall:
THIRRJE PËR INVESTIGIME TEMATIKE (CIKËL ARTIKUJSH)
Demokracia dhe gazetaria cilësore janë nën presion të vazhdueshëm. Nga njëra anë, gjithnjë e më shumë linjat editoriale të redaksive po mjegullohen për shkak të interesave financiare të drejtuesve të mediave, dhe çensura dhe autoçensura kanë limituar zërin e gazetarëve. Nga ana tjetër, informacioni i besueshëm lokal – i nevojshëm për të marrë vendime cilësore dhe të informuara – nuk është i disponueshëm, sepse institucionet ose nuk janë të gatshëm të sigurojnë informacion publik dhe janë jo bashkëpunues. Në të njëjtën kohë, produktet mediatike mbi fusha të realitetit socio-ekonomike në shqipëri, që nuk preken nga lajmet e përditshme dhe jashtë vëmendjes së medias vizive, janë të kufizuara.
Në këtë klimë, Partneriteti mes Qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësore, Institutit Shqiptar të Medias dhe Qendrës FOL, hap thirrjen për cikle arikujsh hulumtuese në fusha specifike, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit qytetar mbi çështje të limituara në ekspozimin publik, por që kanë një rëndësi tejet të lartë për qytetarët.
FINANCIMI
Ky projekt financohet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, përmes një bashkëpunimi të Qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësore, Institutit Shqiptar të Medias dhe Qendrës FOL.
Përmes kësaj thirrje për propozime, Partnerët synojnë të rrisin kapacitetet profesionale të gazetarëve lokalë dhe rajonalë për të prodhuar rezultate cilësore në gazetari dhe media në fushën e gazetarisë hulumtuese.
Aplikimi është i hapur për të gjithë gazetarët profesionistë në Shqipëri, të cilët janë të punësuar pranë një media apo në profesion të lirë, si dhe çdo pale të interesuar në gazetarinë hulumtuese.
Përmes këtij loti, skema parashikon mbështetje për cikël artikujsh investigativë* në shumat e mëposhtme:
- Cikël prej 3 artikujsh investigativë – 6,000.00 USD (gjashtë mijë)
- Cikël prej 4 artikujsh investigativë – 8,000.00 USD (tetë mijë)
* Propozimet e ciklit të artikujve duhet të fokusohen në një tematikë specifike, e aplikuar për të gjithë artikujve përbërës.
Propozimet e ciklit të artikujve duhet të përmbajnë edhe elemente multimedial të formës së videove shoqëruese, grafikëve interaktivë dhe factsheets mbi informacionin e shkrimeve.
TEMAT E PRANUESHME PËR THIRRJEN
Kjo thirrje për interes pranon propozime për artikuj hulumtues (cikël) për temat me interes publik në fushat e:
– Sundimit të ligjit;
– Luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;
– Administratës publike dhe menaxhimit të financave publike;
– Të drejtave të njeriut;
– Bujqësisë dhe sigurisë ushqimore;
– Mrojtjes mjedisore;
– Konkurrencës së lirë;
– Shëndetit dhe mirëqënies;
– Edukimit;
– Mungesës së transparencës në financat qendrore dhe vendore;
– Keqmenaxhit të burimeve natyrore ose aseteve, financave dhe pronave publike;
– Etj.
UDHËZIME PËR APLIKIM
Shkarkoni formatin e mëposhtëm të propozimit, dhe paraqiteni atë pranë adresës submissions@ina.media, me titull email (Emer+Mbiemer_Cikël)
Propozimet mund të dorëzohen në çdo kohë pas botimit të kësaj thirrje për propozime, brenda datës 28 Shkurt 2023.
AFATET E DORËZIMIT DHE SHQYRTIMIT TË PROPOZIMIT
DATË | ORA | |
1. Afati i fundit për të kërkuar sqarime mbi procedurën e aplikimit | 18 Shkurt 2023 | 17:00 |
2. Data e fundit në të cilën lëshohen sqarimet nga Investigative Netëork Albania | 23 Shkurt 2023 | 17:00 |
3. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve | 28 Shkurt 2022 | 23:59 |
4. Vlerësimi fillestar i aplikimit dhe kontaktim i aplikantëve për sqarime të mëtejshme | Deri më 15 Mars 2023 | N/A |
5. Komunikimi i vendimit dhe lidhja e kontratës | Deri më 20 Mars 2023 | N/A |