Investigative Network Albania përfaqëson një nismë të mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe zbatuar së bashku nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore, Instituti Shqiptar i Medias dhe Qendra FOL.
Kjo nismë synon të përmirësojë peizazhin mediatik dhe të mbështesë profesionistët e pavarur në fushë duke zgjeruar perspektivat e tyre dhe duke paraqitur një kontekst pluralist që rrit transparencën dhe llogaridhënien, ndërsa në të njëjtën kohë nxjerr në pah korrupsionin dhe problematika të tjera në jetën e përditshme të Shqipërisë. Misioni i programit është të fuqizojë dhe pasurojë peizazhin mediatik duke nxitur gazetarinë e pavarur dhe promovimin e një kulture të transparencës dhe llogaridhënies. Përmes përpjekjeve bashkëpunuese, ne synojmë të përmirësojmë standardet gazetareske dhe të zgjerojmë perspektivat brenda fushës. Duke ofruar platforma për gazetari hulumntuese, grante financiare dhe burime ndihmëse, ne kërkojmë të nxjerrim në pah çështjet e korrupsionit dhe rëndësisë shoqërore, duke kontribuar kështu në zhvillimin e një publiku më të informuar dhe të angazhuar.
Platforma e Gazetarisë Hulumtuese
INA.media shërben si një hapësirë alternative informacioni për shoqërinë shqiptare, duke prodhuar përmbajtje të pavarur dhe profesionale. Ajo ndan të gjitha artikujt hulumtues dhe informacionin përkatës, duke shërbyer gjithashtu si një mjet për amplifikimin e mesazhit publik. Platforma përmban hapësira të dedikuara për forma të ndryshme prodhimi, nga artikujt hulumtues me formë të gjatë tek analiza e sferës mediatike në Shqipëri, dokumentarët hulumtues, si dhe një hapësirë e dedikuar për prodhimet e organizatave partnere.
Grante të Vogla për Gazetarët
Fokusi i nismës është në mbështetjen e gazetarëve të pavarur për të kryer hulumtime që vendosin llogaridhënien e shtetit dhe çështjet e lidhura me korrupsionin në axhendën mediatike, duke rritur ndërgjegjësimin e publikut rreth këtyre çështjeve. Skema e grantit përfshin mbështetje financiare për:
- Artikuj Individualë;
- Bashkëpunime Lokale;
- Bashkëpunime Ndërkombëtare;
- Seri Tematike të Artikujve Hulumtues;
- Artikuj Analitikë; dhe
- Dokumentarë.
Grante për OJQ-të Mediatike dhe Rrjetet Televizive
Programi synon të promovojë zërin e shoqërisë civile përmes forcimit të OJQ-ve që fokusohen në media dhe arritjen e një audience më të gjerë përmes këtyre organizatave dhe rrjeteve televizive shqiptare. Skema ofron mbështetje financiare për OJQ-të me në fokus median për të mbuluar shpenzimet e aktiviteteve të planifikuara, duke u mundësuar atyre të mbulojnë një gamë më të gjerë shpenzimesh sesa gazetarët individualë dhe të ofrojnë njohuri dhe ekspertizë unike në procesin e prodhimit, ndërsa për rrjetet televizive, programi synon të mbulojë shpenzimet e prodhimit për programet hetimore mbi një varg të gjerë temash. Ky element i skemës synon të rrisë interesin e medias vizuale kombëtare për të krijuar programe analitike dhe hetimore që ndriçojnë dhe ofrojnë një vështrim më të thellë në çështjet me rëndësi të madhe publike, aktualisht të nënpërfaqësuara në mediat audiovizive.