Investigative Network Albania është një iniciativë e mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, dhe e zbatuar bashkërisht nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore, Instituti Shqiptar i Medias dhe Qendra FOL, me synimin e mbështetjes së peizazhit mediatik dhe profesionistëve të pavarur në këtë fushë, për të zgjeruar pikëpamjet e tyre dhe për të paraqitur një kontekst pluralist që rrit transparencën dhe llogaridhënien, si dhe nxjerr në pah korrupsionin.

 

Iniciativa zbaton 3 aktivitete thelbësore në të gjitha rajonet e Shqipërisë: (1) ngritja e një Platforme të Gazetarisë Hulumtuese e titulluar (Databaza e Lajmeve Hulumtuese-INA Media), (2) vënia në dispozicion e Granteve për Gazetarë Individual, dhe (3) vënia në dispozicion e Granteve të Vogla dhe të Mesme për organizatat mediatike jo fitimruprëse dhe rrjetet televizive.

Platforma e Gazetarisë Investigative (Databaza e Lajmeve Hulumtuese)

 

Platforma Investigative INA shërben si një hapësirë alternative informacioni për shoqërinë shqiptare, që prodhon përmbajtje të pavarur dhe profesionale. Të gjitha historitë hulumtuese dhe informacionet e tjera të lidhura me projektin ndahen në këtë faqe. Kjo e fundit përdoret gjithashtu si një mjet për shumëzimin e mesazhit.

 

Platforma ka një hapësirë të dedikuar për secilën formë të prodhimit, nga artikujt hulumtues të formës së gjatë, tek ato që integrojnë komponentë multimedialë si grafikë, tabela me histori, video montazhe, një hapësirë e dedikuar për prodhime video si dhe programe televizive që transmetohen njëkohësisht gjithashtu dhe në platformat e përfituesve të mbështetjes financiare.

 

Një element tjetër që përfshihet në platformë, i ri për mjedisin mediatik shqiptar është shërbimi i formatit Web-Gis, i cili siguron hartëzimin e artikujve në kontekstin lokal. Përtej kategorizimit të artikujve në kategori të ndryshme si ekonomi, sociale, dosje, krim, korrupsion, etj., lexuesit / shikuesit kanë mundësinë e hyrjes në një hartë të integruar në faqen e internetit, e cila tregon historitë dhe prodhimet e tjera botuar në një nivel rajonal përmes nënmenuve specifike.

 

Grantet e Vogla për Gazetarë

 

Fokusi i kësaj iniciative është mbështetja e gazetarëve të pavarur, për të kryer hulumtime të cilat vendosin përgjegjshmërinë shtetërore dhe temat e lidhura me korrupsionin në agjendën e medias, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit të publikut rreth këtyre çështjeve.

 

Loti 1 – Grantet për Gazetarë Individual

 

Përmes këtij Loti, skema parashikon mbështetje për gazetarë / artikull në shumën prej $1,300,00  (Bruto), e cila i paguhet gazetarëve në momentin e dorëzimit të artikullit dhe miratimit përfundimtar nga Oficeri i Përputhshmërisë për botim në Platformë. Këto grante të vogla i sigurojnë gazetarëve mundësinë e mbulimit të honorarit të tyre dhe të gjitha shpenzimet e mundshme të kryera për prodhimin e artikullit të tyre, si udhëtimi,  akomodimi, tarifat e ekspertëve etj.

 

Historitë e prodhuara zgjidhen nga një Bord Editorial i përbërë nga përfaqësues nga të tre Qendrat e partneritetit, si dhe një përfaqësues i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Thirrja për propozime është e hapur gjatë gjithë periudhës së zbatimit të projektit, me mbledhjen e Bordit Editorial në bazë mujore për vlerësimin e propozimeve dhe miratimin e artikujve të mundshëm, që kontraktohen dhe publikohen në platformë. Kriteret e pranueshmërisë për të gjithë aplikantët e mundshëm, si dhe elementët e detyrueshëm për përbërjen e artikujve janë miratuar nga Bordi Editorial dhe janë të disponueshme për konsultim në faqen e njoftimeve të Platformës (Nënmenu – Udhëzues), në mënyrë të përhershme, për të gjitha palët e interesuara.

Loti 2 – Grantet për Gazetarë Individualë për Artikuj të Cilët Përfshijnë Elemente të Multimedias

 

Përmes këtij Loti, skema parashikon mbështetje për gazetarë / artikull në shumën prej $1,500,00  (Bruto), e cila i paguhet gazetarëve në momentin e dorëzimit të artikullit dhe miratimit përfundimtar nga Oficeri i Përputhshmërisë për botim në Platformë. Këto grante të vogla i sigurojnë gazetarëve mundësinë e mbulimit të honorarit të tyre dhe të të gjitha shpenzimeve të mundshme të kryera për prodhimin e historisë së tyre si udhëtimi, akomodimi, tarifat e ekspertëve, etj., si dhe tarifat e mundshme për montimin e videove shoqëruese të artikullit dhe kostot e prodhimit multimedial.

 

Ashtu si me grantet e Lotit 1, historitë që prodhohen, zgjidhen nga një Bord Editorial i përbërë nga përfaqësues nga të tre Qendrat e Partneritetit, si dhe një përfaqësues i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Thirrja për propozime është e hapur gjatë gjithë periudhës së zbatimit të projektit, me mbledhjen e Bordit Editorial në bazë mujore për vlerësimin e propozimeve dhe miratimin e artikujve të mundshëm, që kontraktohen dhe publikohen në Platformë. Kriteret e pranueshmërisë për të gjithë aplikantët e mundshëm, si dhe elementët e detyrueshëm për përbërjen e artikujve janë miratuar nga Bordi Editorial dhe janë të disponueshme për konsultim në faqen e njoftimeve të Platformës (Nënmenu – Udhëzues), në mënyrë të përhershme, për të gjitha palët e interesuara. Përveç elementeve të detyrueshëm për artikujt hulumtues të parashikuar në Lotin 1, aplikantët për këtë Lot janë të detyruar të përfshijnë në artikujt e tyre elemente multimediale, të tilla si video të shkurtra, intervista, grafikë interaktivë etj.

 

Në raste të veçanta, në varësi të zhvillimeve të rëndësishme në jetën shoqërore dhe ekonomike të vendit, Bordi publikon thirrje tematike për propozime me çështje aktuale, të lidhura ngushtë me situatat specifike në momentin e hapjes së thirrjes.

 

Loti 3 – Grantet e Vogla për Bashkëpunime (Grupe të Gazetarëve)

 

Përmes këtij Loti, skema parashikon mbështetje për grupe gazetarësh në shumën deri në $5,000,00 (Bruto), e cila i paguhet gazetarëve në momentin e paraqitjes së artikullit dhe miratimit përfundimtar nga Oficeri i Përputhshmërisë për publikim në Platformë. Kjo formë e financimit i siguron gazetarëve mundësinë e mbulimit të temave më të ndjeshme ose më të gjera, të cilat kërkojnë shpeshherë një bashkëpunim më të gjerë, dhe në raste specifike, ndërkufitar.

 

Përmes kësaj skeme, gazetarët janë në gjendje të mbulojnë jo vetëm honorarin e tyre, por edhe shpenzime të mundshme më të larta për shkak të natyrës së temës, siç janë udhëtimi dhe akomodimi, tarifat e ekspertëve në rajone të shumta etj. Për këtë formë të financimit, nga aplikantët kërkohet që të dorëzojnë një formular të thjeshtuar projekt-buxheti për të justifikuar shpenzimet e parashikuara, bazuar në termat e referencës që do të publikohen në platformë. Sidoqoftë, ky arsyetim i shpenzimeve nuk kërkon raportim të mëtejshëm tek ekipi zbatues i projektit ose Bordi Editorial. 

 

Grantet për OSHC-të mediatike dhe Rrjetet Televizive

 

Mundësia e mbështetjes financiare të organizatave të medias dhe kanaleve televizive synon të promovojë zërin e shoqërisë civile përmes forcimit të organizatave joqeveritare të cilat kanë në fokus median, por gjithashtu për të arritur një audiencë më të gjerë përmes hulumtimeve profesionale, përmes këtyre të fundit dhe rrjeteve televizive shqiptare.

 

Ky element i skemës së mbështetjes financiare synon prodhimin dhe publikimin e një prodhimi më cilësor përmes përfshirjes së rrjeteve televizive (Lot 5), por edhe ngritjen e kapaciteteve të OSHC-ve mediatike (Lot 4) dhe promovimin e bashkëpunimit të këtyre organizata me aktorë të tjerë të shoqërisë civile, të cilët kanë njohuri të specializuara mbi temat që do të prodhohen përmes aktiviteteve të parashikuara për t’u zbatuar dhe temave që do të prodhohen.

 

 Loti 4 – Grantet e Vogla dhe të Mesme për OSHC-të e Medias

 

Përmes këtij loti, skema parashikon mbështetje financiare për OSHC me në fokus median, për mbulimin e shpenzimeve për zbatimin e aktiviteteve të parashikuara. Përmes kësaj skeme, OSHC-të janë në gjendje të mbulojnë një numër më të madh të shpenzimeve sesa gazetarët individualë dhe të sigurojnë njohuri dhe ekspertizë të veçantë në procesin e prodhimit.

Loti 5 – Grantet e Mesme të Vogla për Rrjetet Televizive

 

Përmes këtij Loti, skema parashikon mbështetje për rrjete televizive në shumat prej $20,000.00, për mbulimin e shpenzimeve të prodhimit për programet hulumtuese të cilat transmetohen pranë këtyre të fundit. Përmes këtij elementi të skemës, iniciativa synon të rrisë interesin e mediave vizive kombëtare në krijimin e programeve analitike dhe hulumtuese që do të kërkojnë të hedhin dritë dhe të kenë një vështrim më të thelluar në çështje që janë tejet të rëndësishme për sa i përket interesit publik, por që aktualisht nuk u kushtohet rëndësia e duhur nga media audiovizuale.