Thirrje për Propozime: Shkrime Hulumtuese Rajonale për Gazetarë në Grup

Në kuadër të programit “Investigative Network Albania”, hapet thirrja për propozime për gazetarët profesionistë në Shqipëri dhe më gjerë, që janë të interesuar të ndërmarrin hulumtime të thelluara në fusha të ndryshme.

Kush mund të aplikojë:

  • Gazetarë profesionistë në Shqipëri dhe rajon, të punësuar në media ose si freelancer.
  • Çdo palë e interesuar në gazetarinë hulumtuese.
  • Të paktën një nga tre anëtarët e grupit të punës duhet të jetë rezident në Shqipëri (aplikanti kryesor).

Tematikat e Mundshme për Eksplorim:

  1. Sundimi i ligjit dhe reforma në drejtësi.
  2. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
  3. Organizatat kriminale dhe efektet e tyre në shoqëri.
  4. Administrata publike dhe menaxhimi i financave publike.
  5. Të drejtat e njeriut.
  6. Bujqësia dhe siguria ushqimore.
  7. Degradimi dhe mbrojtja e mjedisit.
  8. Konkurrenca në treg.
  9. Kujdesi shëndetësor.
  10. Përfshirja sociale dhe edukimi.
  11. Raste të korrupsionit ose abuzimi në administratën publike.
  12. Favorizim, nepotizëm dhe mungesa e transparencës në kontrata publike.
  13. Keqmenaxhimi i burimeve natyrore dhe pronave publike.
  14. Keqmenaxhimi financiar publik.
  15. Të tjera

Kushtet e Bashkëpunimit:

Thirrja është e hapur për të mbuluar tematika hulumtuese mbi probleme sitematike të cilat prekin rajonin e Shqipërisë dhe vendet fqinje, ose përtej rajonit, dhe ku bashkëpunimi mes dy apo më shumë gazetarësh siguron nxjerrjen në dritë të çështjeve me një rëndësi të theksuar sociale.

Financimi:

Përmes kësaj thirrje për propozime, ofrohet mbështetje në shumën prej 4,800.00 USD (bruto) për çdo artikull të miratuar, me 50% si financim fillestar dhe 50% në momentin e publikimit në platformën Investigative Network Albania.

Elementet Multimedia:

Artikujt e prodhuar nën këtë thirrje, do të përfshijnë gjithashtu elemente multimedia si video mbështetëse, elemente grafike, intervista dhe mbulim vizual, të cila do të zhvillohen në bashkëpunim me stafin e INA Media.

Kriteret e Përzgjedhjes së Propozimit:

  • Rëndësia dhe origjinaliteti i propozimit.
  • Cilësia e shkrimit dhe qartësia e mendimit në propozimin e paraqitur.
  • Mundësia objektive për të përfunduar artikullin brenda kornizave të caktuara.

Udhëzime për Dorëzimin e Propozimit:

  • Propozimet të cilat duhet të jenë në formatin e vënë në dispozicion (shkarko formularin) duhet të përshkruajnë fokusin e dëshiruar të artikullit, metodologjinë dhe burimet e mundshme, si dhe një buxhet të thjeshtuar indikativ mbi shpenzimet potenciale për zbatimin e propozimit (shkarko formularin e buxhetit).
  • Temat e propozuara duhet të jenë origjinale dhe jo të publikuara më parë.
  • Aplikimet pranohen vazhdimisht, me shqyrtim periodik nga Bordi Editorial.

Dërgoni propozimin tuaj në submissions@ina.media. Kontribuesit e zgjedhur do të njoftohen nga administrate e INA Media brenda një afati sa më të shkurtër nga data e dorëzimit të propozimit.

Shënim: Aplikimet mund të dorëzohen në çdo kohë pas botimit të kësaj thirrje për propozime. Çdo fund muaji, Bordi Editorial do të mblidhet dhe do të shqyrtojë propozimet e paraqitura para datës 18 të muajit. Propozimet e paraqitura pas kësaj date do të shqyrtohen në takimin pasardhës të Bordit.

KJO THIRRJE PËR PROPOZIME ËSHTË E REZERVUAR PËR SHKRIME HULUMTUESE TË PËRPILUARA NGA NJË GRUP I PËRBËRË PREJ MË SHUMË SE 3 GAZETARË, ME TEMATIKË ZBATIMI TË NJË NATYRE NDËRKUFITARE NË RAJONIN E BALLKANIT, APO MË GJERË.

*Edhe pse temat që do të paraqiten si propozime mund të përfshijnë një numër vendesh fqinje të rajonit, apo më gjerë, grupi i punës duhet të vërtetojë një lidhje të fortë të temës së artikullit të propozuar me Shqipërinë.