Thirrje për Propozime: Analizë e Peizazhit Mediatik në Republikën e Shqipërisë

Në kuadër të programit “Investigative Network Albania”, hapet thirrja për propozime nga gazetarë, analistë të medias dhe profesionistë të interesuar për të kontribuar në një seri artikujsh analitikë të thelluar që fokusohen në peizazhin mediatik në Republikën e Shqipërisë. Kjo iniciativë synon të ofrojë një pasqyrë të gjithanshme, analiza kritike dhe perspektiva të ndryshme mbi aspekte të ndryshme të veprimtarisë, ndikimit, sfidave dhe perspektivave të medias në vend.

Kush mund të aplikojë:

  • Gazetarë me përvojë në peizazhin e medias.
  • Profesionistë dhe analistë të medias.
  • Akademikë të specializuar në studime mediatike ose fusha të ngjashme.
  • Kërkues të pavarur me fokus në media dhe komunikim.

Tematikat e mundshme për eksplorim:

  1. Evolucioni i Lirisë së Medias në Shqipëri: Analizë e lirisë së medias në Shqipëri gjatë tranzicionit, sidoms gjate dekades së fundit, duke konsideruar faktorët politikë, socialë, ekonomikë dhe teknologjike.
  2. Ndikimi i Transformimit Dixhital në Mediat Shqiptare: Si po riformësojnë mediat digjitale dhe teknologjitë konsumin, prodhimin dhe shpërndarjen e lajmeve në Shqipëri.
  3. Pronësia e Medias dhe Ndikimi i saj në Gazetari: Analizë se si strukturat e pronësisë ndikojnë në pavarësinë gazetareske, diversitetin e përmbajtjes dhe etikën mediatike në Shqipëri.
  4. Roli i Medias në Politikën Shqiptare: Eksplorimi i ndërveprimit midis medias dhe politikës, përfshirë anësinë mediatike, propagandën dhe rolin e medias në zgjedhje.
  5. Sfidat me të cilat përballen Gazetarët në Shqipëri: Identifikimi i sfidave kryesore, përfshirë: pengesat ligjore, financiare dhe shoqërore, dhe si ato ndikojnë në praktikat gazetareske.
  6. Edukimi Mediatik dhe Perceptimi Publik në Shqipëri: Vlerësim i nivelit të Edukimit Mediatik mes publikut shqiptar dhe ndikimi i tij në perceptimet e besueshmërisë dhe besnikërisë së medias.
  7. Analiza Krahasuese të Medias: Një analizë krahasuese e peizazhit mediatik shqiptar me vendet fqinje ose vendet me mjedise të ngjashme mediatike.
  8. Perspektivat e Ardhshme të Medias Shqiptare: Parashikime dhe analiza të tendencave të ardhshme, mundësive dhe sfidave me të cilat do të përballet sektori mediatik në Shqipëri.
  9. Standartet Etike dhe Profesionale të Medias: Eksplorim i zbatimit dhe sfidat e standarteve etike dhe profesionale në mediat shqiptare.
  10. Disinfomimi në Median Shqiptare: Analizë mbi përhapjen dhe ndikimin e dizinformimit në mediat shqiptare, identifikimi i burimeve, metodave dhe pasojat e informacionit të pasaktë ose të manipuluar në opinionin publik dhe diskursin politik.

Financimi:
Investigative Network Albania ofron një mbështetje financiare prej 500.00 USD (bruto) për çdo artikull të dorëzuar dhe publikuar në platformën e Investigative Network Albania.

Kriteret e Përzgjedhjes së Propozimit:

  • Rëndësia dhe origjinaliteti i propozimit.
  • Cilësia e shkrimit dhe qartësia e mendimit në propozimin e paraqitur.
  • Mundësia objektive për të përfunduar artikullin brenda kornizave të caktuara.

Udhëzime për Dorëzimin e Propozimit:

  • Propozimet të cilat duhet të jenë në formatin e vënë në dispozicion (shkarko formularin) duhet të përshkruajnë fokusin e dëshiruar të artikullit, metodologjinë dhe burimet e mundshme.
  • Temat e propozuara duhet të jenë origjinale dhe jo të publikara më parë.
  • Aplikimet pranohen vazhdimisht, me shqyrtim periodik nga Bordi Editorial.

Ju lutemi dërgoni propozimin tuaj në submissions@ina.media. Kontribuesit e zgjedhur do të njoftohen nga administrate e INA Media brenda një afati sa më të shkurtër nga data e dorëzimit të propozimit.

Shënim: Aplikimet mund të dorëzohen në çdo kohë pas botimit të kësaj thirrje për propozime. Çdo fundmuaji Bordi Editorial do të mblidhet dhe do të shqyrtojë propozimet e paraqitura para datës 18 të muajit. Propozimet e paraqitura pas kësaj date do të shqyrtohen në takimin pasardhës të Bordit.