Inceneratorët, piramida e përmbysur

Përmbysja e piramidës së prioriteteve të Bashkimit Evropian për trajtimin e mbetjeve, është e para shkelje në procesin e ndërtimit të inceneratorëve në Shqipëri. Bazuar mbi direktivat e BE-së, parimet bazë të menaxhimit të mbetjeve, janë sanksionuar në ligjin shqiptar nr. 10463, datë 22.09.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.  Sipas ligjit në fjalë, parimi kryesor për menaxhimin e mbetjeve është hierarkia e mbetjeve sipas së cilës renditen me rradhë: Parandalimi, ripërdorimi, riciklimi, rikuperimi dhe depozitimi dhe në fund asgjësimi. Qeveria shqiptare zgjodhi pikërisht pikën e fundit në piramidë, duke shkelur direktivat e BE-së. Më pas vjen edhe historia e akuzave për shkelje të kryera në kontratat konçesionare, për të cilat SPAK nisi hetimet më shumë se një vit më pare.

SPAK ka çuar deri tani pas hekurave ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ish-sekretarin e përgjithshëm të ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako dhe disa anëtar të komisioneve të prokurimit dhe menaxher të kompanisë koncesionare. Gjithashtu janë shpallur në kërkim pronarët e kompanisë Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. Hetimet vazhdojnë.

Veç këtyre shkeljeve, Vettting dhe Ina media kanë hulumtuar rreth pikëpyetjeve që lidhen me teknologjinë e përdorur për ndërtimin e impjanteve të djegjes; Kostot reale të tyre; Kostot e përmirësimit të detyrueshëm të pajisjeve të kontrollit të ndotjes; Problematika e kapaciteteve të pamjaftueshme të mbetjeve për tre inceneratorë; Përvoja që na vjen nga inceneratorët në vënde të zhvilluara si SHBA, Suedi, Danimarkë, Britani e Madhe, Gjermani, Holandë etj. Raporti i bankës Botërore flet për problematika të rëndësishme në vëndet e zhvilluara. A rrezikohet që tre inceneratorët të falimentojnë për shkak të kostove, siç ndodhi me inceneratorin e Detroit në SHBA.

Ky dokumentar është një produkt i abcnews.al, zbatues i projekteve të financuara në kuadër të programit Investigative Network Albania (INA), një iniciativë e përbashkët e @ACQJ.al, @albanianmediainstitute dhe @Qendrafol.al, mbështetur nga @usembassytirana, e cila ka për qëllim rritjen e kapaciteteve të gazetarisë hulumtuese në nivel lokal dhe kombëtar. Për më shumë informacion mbi asistencën financiare në kuadër të kësaj iniciative vizitoni faqen www.ina.media



Ky shkrim është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Mardhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë te autor-it/ve dhe nuk përfaqesojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.