Politikat e Privatësisë

Investigative Network Albania përfaqëson një nismë të mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe zbatuar së bashku nga Qendra Shqiptare e Gazetarisë së Cilësisë, Instituti Shqiptar i Medias dhe Qendra FOL. Kjo nismë synon të përmirësojë peizazhin mediatik dhe të mbështesë profesionistët e pavarur në fushë duke zgjeruar perspektivat e tyre dhe duke paraqitur një kontekst pluralist që rrit transparencën dhe llogaridhënien, ndërsa në të njëjtën kohë nxjerr në pah korrupsionin dhe problematika të tjera në jetën e përditshme të Shqipërisë.

1. Cilat informacione grumbullojmë?

Informacionet që ne grumbullojmë janë në përgjithësi të dy llojeve (ju lutemi shikoni më poshtë për mënyrën se si i mbledhim dhe për çfarë i përdorim):

1.1 Informacion që është i lidhur drejtpërdrejt me ju (p.sh. emri juaj, adresa juaj e email-it dhe detajet e kontaktit, preferencat e komunikimit dhe historia e klientit – kur ju na i bëni të disponueshme).

1.2 Informacion që nuk ju identifikon drejtpërdrejt (p.sh. mënyra si mund të shfletoni faqen tonë të internetit), konkretisht:

(1) Adresa juaj IP përmes vendosjes së “cookies”;

(2) Të dhënat e vendndodhjes, të cilat mund të merren përmes adresës suaj postare (ku e keni dhënë këtë tek ne), adresës IP ose të dhënave GPS).

(3) Informacion nga shfletuesi juaj si përmasa e ekranit, lloji i shfletuesit, lloji i pajisjes dhe faqet që janë shikuar. Ju lutem vini re se jo të gjitha “cookies” janë informacion personalisht i identifikueshëm ose identifikues unik.

1.3 Fëmijët nën 14 vjeç. Ne nuk do të mbledhim në mënyrë të vetëdijshme asnjë informacion për fëmijët nën 14 vjeç. Ne do të fshijmë çdo të dhënë për këta përdorues sa herë që një prind ose kujdestar na njofton se janë regjistruar të dhëna të tilla.

 2. Si përdorim informacionin tuaj

2.1 Kur kërkojmë lejen tuaj. Shpesh ne do të përdorim informacionin tuaj në përputhje me pëlqimin ose udhëzimet tuaja specifike: për shembull, sepse keni kërkuar ose keni rënë dakord të merrni informacione të caktuara, ose keni hyrë në një kontratë me ne për mallra dhe shërbime. Në raste të tjera do të përdorim informacionin tuaj mbi një nga bazat e tjera ligjore sipas legjislacionit shqiptar.

2.2 Kontrata. (1) Kur hyni në një kontratë për mallra ose shërbime me ne, ne do të përdorim të dhënat tuaja personale për të përmbushur marrëdhënien tonë kontraktuale me ju. (2) Përmbushja e kontratës sonë me ju do të thotë të jemi në gjendje të menaxhojmë dhe administrojmë shërbimet tona dhe të mbajmë standardet tona të shërbimeve të personalizuara, kujdesit ndaj klientit dhe pajtimit me konsumatorin.

2.3 Interesat legjitime. Përdorimet e tjera të informacionit tuaj bëhen për qëllime të zakonshme dhe të qarta të cilat mendojmë se janë të nevojshme për interesat tona legjitime si ofrues i lajmeve, përmbajtjes dhe shërbimeve të tjera. Ne përdorim informacionin tuaj për arsyet e mëposhtme: (1) T’ju njohim dhe t’ju kujtojmë kur vizitoni faqen tonë të internetit dhe të kuptojmë më mirë si e përdorni faqen tonë të internetit dhe të tjerat duke përdorur “cookies” për të ndjekur përdorimin tuaj. (2) Më pas mund të vendosim informacionin tuaj në formë të agreguar në grupe (të njohura si “segmente”) sipas një audience të veçantë, që do të thotë që ne mund t’ju ofrojmë artikuj që do t’ju interesojnë brenda faqes së internetit, duke përfshirë edhe referenca të të dhënave që marrim nga palët e treta. (3) T’ju kontaktojmë për t’ju njoftuar produkte apo shërbime, përfshirë me email dhe telefon, duke pasur gjithmonë parasysh legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave dhe preferencat tuaja. (4) T’ju kontaktojmë, ose të kemi një nga partnerët tanë të besuar të kërkimit që t’ju kontaktojnë, për qëllime kërkimi tregu, për shembull për t’ju pyetur nëse dëshironi të merrni pjesë në një sondazh. Ju mund të na njoftoni nëse nuk dëshironi më që ne t’ju kontaktojmë në këtë mënyrë. Nëse zgjidhni të merrni pjesë në një sondazh, ne do të përdorim çdo të dhënë që jepni nën sondazhin në një format të anonimizuar dhe të agreguar. Ne mund të punojmë dhe të ndajmë disa informacione me partnerët tanë të besuar të kërkimit, të tilla si informacione rreth abonimit tuaj. Kur bëjmë këtë, do të sigurohemi që të ngejmë një strukturë të përshtatshme për të mbrojtur informacionin tuaj. Ju mund të na njoftoni në çdo kohë nëse nuk dëshironi që këto të dhëna të ndahen në këtë mënyrë. (5) Të sigurohemi që materialet në faqen e internetit të paraqiten në mënyrën më efektive për ju dhe kompjuterin ose pajisjen tuaj mobile; (6) Të mbledhim dhe regjistrojmë adresat numerike të internetit për të përmirësuar faqen e internetit dhe për të monitoruar përdorimin e faqes së internetit; dhe (7) Vlerësojmë dhe kuptojmë reagimet e lexuesve tanë, klientëve, përdoruesve të faqes dhe mbajtësve të llogarive dhe identifikojmë pikat kryesore të përdorimit; (8) Për të analizuar informacionin e shfletimit dhe të dhënat e cookies duke përdorur mësimin automatik, për shembull për të përcaktuar cilët artikuj mund të jenë më interesantë për ju.

2.4 Aktivitetet tona kryesore si organizatë mediatike dhe botuese, në print ose në internet, klasifikohen si qëllime speciale (që përfshin gazetarinë dhe artet). Ju lutemi të jeni të vetëdijshëm se ne jemi nën një seri përjashtimesh nga ligji për mbrojtjen e të dhënave kur përpunojmë të dhëna personale për këto qëllime, dhe këto qëllime nuk janë të rëndësishme për këtë Politikë Privatësie përveç nëse shprehen qartë.

2.5 Ne ndonjëherë punojmë me partnerë për të krahasuar bazën e tyre të të dhënave të klientëve me tonën.

Kjo quhet “përputhje e të dhënave” dhe lejon partnerët tanë të shohin nëse mund të arrijnë audiencat e tyre në platformat tona. Zakonisht kjo do të bëhet në nivel të grupit të audiencës së agreguar në vend të bazës individuale, megjithëse informacioni juaj mund të përdoret për të gjeneruar këto njohuri. Këto njohuri mund të tregojnë, për shembull, nëse ka një përputhje ndërmjet audiencave tona dhe audiencës së partnerit tonë dhe informacion tjetër për të kuptuar nëse një fushatë vizibiliteti do të ishte efektive.

3. Si mblidhemi informacionin?

3.1 Informacioni mblidhet në mënyrat e mëposhtme:

(1) në mënyrë indirekte (p.sh. nga ofruesit e të dhënave të palëve të treta ose duke përdorur teknologjinë e faqes së internetit që gjurmon dhe administron vizitat tuaja përmes shfletuesit tuaj;

(2) në mënyrë direkte (p.sh. kur regjistroheni për buletinin mujor);

(3) përmes pajisjes suaj (p.sh. celular, PC ose tablet) ku keni aktivizuar shërbimet e vendndodhjes për shfletuesin përkatës.

4. Si vendosni si dëshironi të dëgjoni nga ne?

Në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave dhe preferencat tuaja, ne mund t’ju kontaktojmë përfshirë me email dhe telefon.

5. Ku ruajmë informacionin tuaj personal

5.1 Informacioni personal që ne mblidhemi nga ju do të ruhet vetëm brenda Shqipërisë.

5.2 Ne do të ruajmë informacionin tuaj personal vetëm për aq kohë sa na nevojitet për një qëllim ligjor: qoftë për shkak të produkteve dhe shërbimeve që ju kemi ofruar, për shembull si abonent, ose sepse besojmë se ende dëshironi të dëgjoni nga ne. Kjo është sërish e ndarë nga roli ynë si një organizatë mediatike dhe informacioni që jemi ligjërisht në gjendje të mbajmë në interes të publikut sepse është i rëndësishëm për aktivitetet tona gazetareske dhe botuese.

6. Ndryshime në këtë politikë

Kjo politikë është e vlefshme nga 1 Maj 2024. Kjo politikë mund të ndryshojë bazuar në ndryshimet në legjislacion, praktika më të mira të identifikuara ose përmirësimin e faqes.