Thirrje për Propozime: Dokumentarë Hulumtues

 

Në kuadër të programit “Investigative Network Albania”, hapet thirrja për propozime për gazetarë profesionistë dhe videografë në Shqipëri, që janë të interesuar të ndërmarrin zhvillimin e dokumentareve hulumtuese të metrazhit të mesëm dhe të gjatë (20-40 minuta).


Kush mund të aplikojë

  • Gazetarë profesionistë në Shqipëri të punësuar në media ose si freelancer.
  • Videografë me interes në prodhimin e produkteve hulumtuese.
  • Çdo palë e interesuar në gazetarinë hulumtuese.

Tematikat e Mundshme për Eksplorim:

 

    • Sundimi i ligjit dhe reforma në drejtësi.

    • Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    • Organizatat kriminale dhe efektet e tyre në shoqëri.

    • Administrata publike dhe menaxhimi i financave publike.

    • Të drejtat e njeriut.

    • Bujqësia dhe siguria ushqimore.

    • Degradimi dhe mbrojtja e mjedisit.

    • Konkurrenca në treg.

    • Kujdesi shëndetësor.

    • Përfshirja sociale dhe edukimi.

    • Raste të korrupsionit ose abuzimi në administratën publike.

    • Favorizim, nepotizëm dhe mungesa e transparencës në kontrata publike.

    • Keqmenaxhimi i burimeve natyrore dhe pronave publike.

    • Keqmenaxhimi financiar publik.

    • Të tjera.

Financimi:

Përmes kësaj thirrje për propozime, ofrohet mbështetje në shumën prej 5,000.00  USD (bruto) për dokumentar të miratuar, në momentin e publikimit në platformën Investigative Network Albania.

Kriteret e Përzgjedhjes së Propozimit:

 

    • Rëndësia dhe Ndikimi: Dokumentari duhet të adresojë çështje të rëndësishme që janë të interesit publik dhe kanë potencial për ndikim shoqëror.

    • Merita Investigative: Dokumentari duhet të ofrojë inofrmacion të ri ose zbulojë çështje të mëparshme të paraportuara, të mbështetura me prova të forta.

    • Përvoja dhe Ekspertiza: Aplikantët duhet të demostrojnë përvojë të mëparshme në reportazhin investigativ ose në realizimin e dokumentarëve hulumtues.

    • Përputhshmëria Ligjore: Propozimet duhet të ndjekin të gjitha ligjet dhe rregulloret përkatëse, përfshirë të drejtat e pronësisë intelektuale dhe përdorimin e drejtë.

    • Origjinaliteti: Përmbajtja duhet të jetë origjinale dhe të ofrojë një pikëpamje unike në raport me gjetjet.

Udhëzime për Dorëzimin e Propozimit:

 

    • Propozimet të cilat duhet të jenë në formatin e vënë në dispozicion (shkarko formatin) duhet të përshkruajnë fokusin e dëshiruar të dokumentarit hulumtues, metodologjinë dhe burimet e mundshme.

    • Temat e propozuara duhet të jenë origjinale dhe jo të publikuara më parë.

    • Aplikantët duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë, sëbashku me formularin e aplikimit, një formular buxheti të thjeshtuar indikativ (shkarko formatin).

Dërgoni propozimin tuaj në submissions@ina.media. Kontribuesit e zgjedhur do të njoftohen nga administrata e INA Media brenda një afati sa më të shkurtër nga data e dorëzimit të propozimit.

Shënim: Aplikimet mund të dorëzohen në çdo kohë pas botimit të kësaj thirrje për propozime. Çdo fund muaji, Bordi Editorial do të mblidhet dhe do të shqyrtojë propozimet e paraqitura para datës 18 të muajit. Propozimet e paraqitura pas kësaj date do të shqyrtohen në takimin pasardhës të Bordit.