Thirrje për Propozime: Hulumtime Tematike (Cikël Artikujsh)


Në kuadër të programit “Investigative Network Albania”, hapet thirrja për propozime për gazetarët profesionistë në Shqipëri, që janë të interesuar të ndërmarrin hulumtime të thelluara në fusha të ndryshme.

Kush mund të aplikojë:

  • Gazetarë profesionistë në Shqipëri të punësuar në media ose si freelancer.

  • Çdo palë e interesuar në gazetarinë hulumtuese.

Tematikat e Mundshme për Eksplorim:

  • Sundimi i ligjit dhe reforma në drejtësi.

Propozimet e ciklit të artikujve duhet të fokusohen në një tematikë specifike, e aplikuar për të gjithë artikujve përbërës.

Kushtet e Bashkëpunimit:

Thirrja është e hapur për të mbuluar tematika hulumtuese mbi probleme sitematike në një fushë specifike, ku bashkëpunimi mes dy apo më shumë gazetarësh lokalë siguron nxjerrjen në dritë të çështjeve me një rëndësi të theksuar sociale.

Financimi:

Përmes kësaj thirrje për propozime, ofrohet mbështetje në shumën prej 6,000.00 – 8,000.00 USD (bruto) për ciklin e artikujve të miratuar, përmes një forme financimi me 50% të shumës së miratuar në momentin e lidhjes së kontratës dhe 50% në momentin e publikimit në platformën e Investigative Network Albania.

Elementet Multimedia:

Artikujt e prodhuar nën këtë thirrje, do të përfshijnë gjithashtu elemente multimedia si video mbështetëse, elemente grafike, intervista dhe mbulim viziv, të cila do të zhvillohen në bashkëpunim me stafin e INA Media.

Kriteret e Përzgjedhjes së Propozimit:

  • Rëndësia dhe origjinaliteti i propozimit.

  • Cilësia e shkrimit dhe qartësia e mendimit në propozimin e paraqitur.

  • Mundësia objektive për të përfunduar artikullin brenda kornizave të caktuara.

Udhëzime për Dorëzimin e Propozimit:

  • Propozimet të cilat duhet të jenë në formatin e vënë në dispozicion (shkarko formularin) duhet të përshkruajnë fokusin e dëshiruar të ciklti të artikujve, metodologjinë dhe burimet e mundshme, si dhe një buxhet të thjeshtuar indikativ mbi shpenzimet potenciale për zbatimin e propozimit (shkarko formularin e buxhetit).

  • Temat e propozuara duhet të jenë origjinale dhe jo të publikuara më parë.

  • Aplikimet pranohen vazhdimisht, me shqyrtim periodik nga Bordi Editorial.

Dërgoni propozimin tuaj në submissions@ina.media. Kontribuesit e zgjedhur do të njoftohen nga administrate e INA Media brenda një afati sa më të shkurtër nga data e dorëzimit të propozimit.

Shënim: Aplikimet mund të dorëzohen në çdo kohë pas botimit të kësaj thirrje për propozime. Çdo fund muaji, Bordi Editorial do të mblidhet dhe do të shqyrtojë propozimet e paraqitura para datës 18 të muajit. Propozimet e paraqitura pas kësaj date do të shqyrtohen në takimin pasardhës të Bordit.