Thirrje për Propozime: Shkrime Hulumtuese pa Elemente Multimedia
Në kuadër të programit “Investigative Network Albania”, hapet thirrja për propozime për gazetarët profesionistë në Shqipëri që janë të interesuar të ndërmarrin hulumtime të thelluara në fusha të ndryshme.
Kush mund të aplikojë:
- Gazetarë profesionistë në Shqipëri, të punësuar në media ose si freelancer.
- Palë të interesuar në gazetarinë hulumtuese.
Tematikat e Mundshme për Eksplorim:
- Sundimi i ligjit dhe reforma në drejtësi.
- Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
- Organizatat kriminale dhe efektet e tyre në shoqëri.
- Administrata publike dhe menaxhimi i financave publike.
- Të drejtat e njeriut.
- Bujqësia dhe siguria ushqimore.
- Degradimi dhe mbrojtja e mjedisit.
- Konkurrenca në treg.
- Kujdesi shëndetësor.
- Përfshirja sociale dhe edukimi.
- Raste të korrupsionit ose abuzimi në administratën publike.
- Favorizim, nepotizëm dhe mungesa e transparencës në kontrata publike.
- Keqmenaxhimi i burimeve natyrore dhe pronave publike.
- Keqmenaxhimi financiar publik.
- Të tjera
Financimi:
Përmes kësaj thirrje për propozime, ofrohet mbështetje në shumën prej 1,200.00 USD (bruto) për çdo artikull të miratuar për publikim në platformën Investigative Network Albania.
Kriteret e Përzgjedhjes së Propozimit:
- Rëndësia dhe origjinaliteti i propozimit.
- Cilësia e shkrimit dhe qartësia e mendimit në propozimin e paraqitur.
- Mundësia objektive për të përfunduar artikullin brenda kornizave të caktuara.
Udhëzime për Dorëzimin e Propozimit:
- Propozimet të cilat duhet të jenë në formatin e vënë në dispozicion (shkarko formularin) duhet të përshkruajnë fokusin e dëshiruar të artikullit, metodologjinë dhe burimet e mundshme.
- Temat e propozuara duhet të jenë origjinale dhe jo të publikuara më parë.
- Aplikimet pranohen vazhdimisht, me shqyrtim periodik nga Bordi Editorial.
Dërgoni propozimin tuaj në submissions@ina.media. Kontribuesit e zgjedhur do të njoftohen nga administrate e INA Media brenda një afati sa më të shkurtër nga data e dorëzimit të propozimit.
Shënim: Aplikimet mund të dorëzohen në çdo kohë pas botimit të kësaj thirrje për propozime. Çdo fundmuaji Bordi Editorial do të mblidhet dhe do të shqyrtojë propozimet e paraqitura para datës 18 të muajit. Propozimet e paraqitura pas kësaj date do të shqyrtohen në takimin pasardhës të Bordit.