Nga 4 Kampuset e premtuara Universitare, 2 nuk kanë nisur ende

  • Shqip
  • English
  • Autor: Qendra FAKTOJE!

    Në një prej manifesteve elektorale të shpërndara nga PS në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, mes angazhimeve të realizuara renditen edhe 4 Kampuse Universitare. Faktoje verifikoi se sa kampuse janë aktualisht dhe në cilën fazë ndodhet secili rej tyre. Nga vëzhgimi dhe informacionet e mbledhura rezulton se nuk është ndërtuar asnjë kampus dhe të vetmet kantierë ndërtimi janë disa godina konviktesh për Universitetin Bujqësor dhe atë të Mjekësisë, ndërkohë që kampusi duhet të përfshijë një gamë të gjerë mjedisi shërbimesh për jetën studentore.


    Partia Socialiste në një broshurë me sloganin “S’ka kohë për pushim” të shpërndarë pak javë para zhvillimit të zgjedhjeve të 25 prillit, tregon për punët e kryera gjatë mandatit qeverisës në disa fusha si shëndetësi, rindërtim, ekonomi, etj.

    “Këto janë vetëm disa nga punët që kemi bërë në 8 vjet, por kemi ende shumë punë të tjera në proces, të cilat po transformonjë çdo ditë Shqipërinë”-thuhet ne faqen e fundit të këtij manifest të përmbledhur në 6 fletë.

    Manifesti i Partisë Socialiste

    Mes tyre, Faktoje përzgjodhi të verifikonte nëse ishin kryer 4 kampuse universitare, pjesë e zotimeve në fushën e arsimit.

    Programi me punët e bëra të Partisë Socialiste për Arsimin

    Verifikimi i parë që kryem ishte ballafaqimi me një deklaratë që kryeministri Rama bëri në 16 mars të këtij viti, teksa prezantonte platformën e PS për arsimin, për mandatin e tretë qeverisës.

     “Investimi më i madh i tre dekadave në arsimin e lartë do të marrë jetë në mandatin e tretë. Padyshim, do ta përfundojmë më shpejt kampusin e Universitetit Bujqësor të Tiranës i cili sot është në kantier si dhe do të nisim ndërtimin e kampusit të Akademisë së Arteve, si dhe atë të Akademisë së Sigurisë duke përfshirë edhe atë Politeknik të Tiranës. Duke përshtatur mjedise ekzistuese me nevojat e mëdha të së ardhmes”.

    Kryeministri renditi premtimet për 5 kampuse:

    1. Kampusi në Qytetin Studenti
    2. Kampusi i Universitetit Politeknik
    3. Kampusi i Universitetit Bujqësor
    4. Kampusi i Akademisë së Arteve
    5. Kampusi i Akademisë së Sigurisë

    Faktoje iu drejtua me një kërkesë zyrtare për informacion Ministrisë së Arsimit për të mësuar sesa kampuse universitare kemi aktualisht.

    Kërkesë për informacion drejtuar MARS, 6 prill 2021

    Ministria e Arsimit na dha këtë përgjigje:

    Përgjigje e Ministrisë se Arsimit, 22 prill 2021

    Sipas përgjigjes zyrtare të MASR, vetëm në Tiranë numërohen 4 kampuse.

    1. Universiteti i Tiranës
    2. Universiteti Politeknik i Tiranës
    3. Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
    4. Universitet Bujqësor i Tiranës

    Duke iu referuar përgjigjes se MASR, Faktoje bëri në vezhgim në terren për secilin prej tyre.

    Faktoje shkoi fillimisht në Qytetin Studenti në Tiranë, ku kishte kryer një verifikim për kampusin e premtuar edhe dy muaj më parë, por situata ishte e njëjtë, asnjë punim nuk ka nisur për këtë vepër.

    Qyteti Studenti, 13 prill 2021

    Qyteti Studenti, 13 prill 2021

    Edhe pse Kryeministri Rama së bashku me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj kishin premtuar nisjen e punimeve në fund të verës së vitit 2019, asnjë gjurmë për nisjen e projektit nuk duket. Këtë e konfirmon vetë bashkia Tiranë, përmes një shkrese zyrtare në përgjigje të kërkesës së Faktoje, ku pohon se është në pritje të fondeve.

    Përgjigje e Bashkisë Tiranë, 3 shkurt 2021

    Kampusi i Universitetit Politeknik, ka qenë një premtim hershëm edhe përpara 2 mandateve qeverisësë të PS. Madje sipas ish rektorit të këtij universiteti Jorgaq Kaçani të cituar në një shkrim të vitit 2011 në Gazetën Panorama, projekti parashikonte shtrirjen e kampusit në një sipërfaqe prej mijëra metrash katrorë mes universitetit dhe ish hotel Sheratonit. Deri më sot, kampusi ende nuk është krijuar.

    Universiteti Politeknik, Tiranë

    Sa i përket kampusit të Universitetit Mjekësor që përfshihet edhe në përgigjen e MASR për Faktoje, nga verifikimet e kryera rezulton se po punohet vetëm për ndërtimin e konvikteve, siç ka konfirmuar edhe Kryebashkiaku Erion Veliaj.

    Foto nga video e Kryebashkiakut Erjon Veliaj në inspektimin e konvikteve të Mjeksisë, 1 prill 2021

    Foto të mjediseve të jashtmë të Universitetit të Mjeksisë, 13 prill 2021

    Në Universitetin e Bujqësor të Tiranës ka nisur zbatimi i “Projektit për rivitalizimin e kampusit Universitar Bujqësor”, leja zhvillimore e të cilit është lëshuar që në 12 prill 2017.

    Tabela njoftuese e Projektit për Rivitalizimin e Kampusit Universiteteit Bujqësor të Tiranës, 13 prill 2021

    Ndërtimi i Konvikteve tek Universiteti Bujqësor, 13 prill 2021

    Aty po vijonte puna për ndërtimin e konvikteve të universitetit bujqësor ku plaifikohet të akomodohen 2150 studentë

    Nga verifikimi në terren, nga 4 kampuset e Universiteteve të renditura në përgjigjen e MASR, 2 prej tyre, Politekniku dhe Qyteti Studenti, nuk kanë nisur ende. Ndërsa për Universitetin Bujqësor dhe atë të Mjekësisë rezulton ndërtimi vetëm i konvikteve.

    Por projekti i kampusit parashikon ofrimin për studentët të një game shumë të gjerë mjedisesh siç janë: laboratorë krijues, Opera Studio, mensa, terrene sportive, biblioteka dhe një sërë hapësirash në funksion te jetës studentore.

    Sa i përket premtimeve për kampusin e Akademisë së Arteve, të artikuluar nga kryeministri Rama disa javë më parë, rezulton se ka pasur një prezantim projekt-ideje në korrik 2019, por që nuk është finalizuar. Ndërsa Akademia e Sigurisë i takon zotimit për mandatin e 3 qeverisës.

    Projekt-idenë për Kampusin e ri Universitar të Universitetit të Arteve, korrik 2019

    Universiteti e Arteve, 13 prill 2021

    Akademia e Sigurisë, 13 prill 2021


    Ky shkrim është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Mardhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë te autor-it/ve dhe nuk përfaqesojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit. / This article is part of a project that is financially supported by the Public Relations Office of the US Embassy in Tirana. The opinions, findings, conclusions, and recommendations expressed are those of the author(s) and do not necessarily represent those of the Department of State.

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *